Gjykata e Tiranës ka dënuar me 16 vite burg autorin e vrasjes së Vilson Tafçiut, Noel Dishi.

Ngjarja ka ndodhur në janar të vitit 2020 në zonën e Astirit, pas një konfilikti të çastit. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi është ulur ne 10 vjet e 6 muaj burg.

Prokuroria e Tiranës e ka ankimuar këtë dënim, duke e cilësuar si jo të përshtatshëm. Për pasojë, çështja do të kalojë në Gjykatën e Apelit për të vendosur dënimin përfundimtar ndaj Noel Dishit.

Dishi, i cili mbante edhe 2 emra të tjerë, Miklovan prifti dhe Noel Kolaveri, dyshohet se ka nxjerrë në pritë të riun me origjinë nga Peshkopia, Vilson Tafçiu. Për shkak të problemeve me drejtësinë, ky i fundit  ka ndryshuar edhe mbiemrin e tij disa vite.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *