Deputeti i Partisë Demokratike për qarkun e Dibrës Xhemal Gjunkshi, i cili akuzon kryeministrin Rama për masakrën në fshatin Shëlli në Mat.

 

Përmes një statusi në profilin e tij Gjunkshi shkruan se shefi i qeverisë Edi Rama flet për gjithfarë idiotësish, por hesht për jetët e humbura njerëzore. Sipas deputetit ai hesht se ajo masakër është frymëzuar nga modeli i qeverisjes së tij kriminale.

“Edi Rama vazhdon te heshte per masakren ne fshatin Shelli ku humben jeten ne krye te detyres 3 qytetare dhe u plagos nje tjeter. Edi Rama flet per gjithfare idiotesish por hesht per jetet e humbura njerezore. Ai hesht se ajo masaker eshte frymezuar nga modeli i qeverisjes se tij kriminale. Edi Rama me heshtjen e tij nuk distancohet nga krimineli qe ai veshi me pushtet, sepse kete ka bere deri me sot, ka mbrojtur dhe frymezuar krimin ne kurriz te jetes, sigurise dhe prones se qytetareve te ndershem. Edi Rama dhe krimi jane te pandare.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *