Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj njoftoi se Brenda vitit do të ngrihen si gjykatat ashtu dhe institucionet e drejtësisë.

 

Në fjalën e mbajtur në Kuvend, Gjonaj tha se reforma në drejtësi po zbatohet me ritme të kënaqshme ndërsa garantoi se do të kemi një sistem drejtësie ku qytetarët do të kenë besim.

 

“Reforma në Drejtësi po zbatohet me ritme të kënaqshëm, ne garantojmë të kemi një sistem drejtësie të bazuar tek profesionalizmi, aty ku qytetarët të kenë besim. Së shpejti do të zgjidhen anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese, do të ngrihet SPAK e do të zgjidhet Prokurori i Përgjithshëm. Të gjitha institucionet e drejtësisë do të jenë funksionale dhe në shërbim të qytetarëve”

 

Ministrja lëshoi një mesazh edhe për opozitën. Ajo tha se opozita duhet të heq dorë nga politikat destruktive dhe të bashkëpunojë për integrimin e vendit.

 

Sipas Gjonajt, raporti Komisionit Europian konfirmoi edhe njëherë se Shqipëria i ka përmbushur të gjitha detyrat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *