Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka lënë në burg efektivin e policisë, Elefterios Sullaj, si dhe dy shokët e tij, Mikel Zhegu dhe Ersi Tafa, të u kapën disa ditë më parë me kokainë në makinë.

 

Elefterios Sullaj ndihmonte miqtë e tij që të shmangnin kontrollet e kolegëve të tij, madje shpesh herë bënte edhe rolin e shoferit, teksa shpërndanin kokainë në zonën e ish-Bllokut dhe zonën e Komunës së Parisit.

 

Pas arrestimit, polici ka pranuar që është përdorues droge dhe se nuk kishte shpërndarë kurrë lëndë narkorike apo të kishte kryer korrupsion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *