Protestës masive të paralajmëruar nga studentët i janë bashkuar këtë të martë eëdhe gjimnazistët.

 

Në Tiranë, nxënësit e gjimnazit “Qemal Stafa” kanë braktisur mësimin dhe I janë bashkuar protestës.

 

Ndërkohë, edhe në rrethe ka pasur braktisje të mësimit.

 

Nxënësit e shkollës se mesme “Raqi Qirinxhi” në Korçë kanë bojkotuar mësimin dhe i janë bashkuar protestes së studentëve të Universitetit Fan S. Noli.

 

Po ashtu edhe gjimnazistët e Elbasanit kanë braktisur mësimin.

 

Ndërsa nuk kanë munguar në protestë edhe prindër apo qytetarë të ndryshme.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *