Një minator nga Tanzania është bërë milioner brenda natës pasi shiti dy gurë të çmuar të quajtur Tanzanit, i cili gjendet vetëm në Tanzaninë Veriore dhe përdoret për të bërë zbukurime.
Saniniu Laizer fitoi 3,4 milionë dollarë nga ministria e vendit për minierat për gurët e çmuar, të cilat peshonin 15 kg. Ai tha se do të therë një nga lopët e tij për të festuar, ndërsa po mendon që të investojë në komunitetin e tij.
“Dua të ndërtoj një qendër tregtare dhe një shkollë afër shtëpisë time. Ka shumë njerëz të varfër përreth këtu, të cilët nuk kanë mundësi të dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë”.
Ai tha se fakti që u bë milioner nuk do ta ndryshojë stilin e jetesës së tij.





