Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
16 June 2026
Vizion fokus

Incident në kanalin anglez, anija luftarake ruse godet jahtin...

Dita e 17-të e protestës, nis grumbulimi i qytetarëve

Aksident në aksin Vlorë-Panaja, plagoset drejtuesi i motorit

Samiti i G7 në Evian të Francës, Zelensky takohet...

Furnizonte me armë organizatat kriminale në Evropë, EUROPOL shkatërron...

Transferimi i miliona eurove të Ndranghetës, Camorrës dhe një...

Arrestohen 7 persona në Itali, të dyshuar për sulme...

“Bonus-Malus” drejt ndryshimit, deputetët shprehin kritika për rregullat e...

“Zvërneci”, Rama për median italiane: Investimi, duke zbatuar standartet...

SPAK godet grupin e kokainës, lëshohen 10 masa arresti!...

Gjermania plot me azilkërkues, strehimoret mbushen plot me refugjatë

11 Shtator 09:53

Pas heqjes së kufizimeve të pandemisë, në Gjermani po vijnë gjithnjë e më shumë azilkërkues. Në disa rajone ka vështirësi me gjetjen e vendeve në strehimoret e azilit, kapacitetet e akomodimit kanë mbërritur në limite.

Në disa rajone të Gjermanisë po bëhet gjithnjë e më e vështirë të gjenden vende për strehimin e azilkërkuesve nga vende të tjera dhe refugjatët e luftës nga Ukraina. Strehimoret janë mbushur. Në Dortmund, Bonn apo Berlin, ku kanë ardhur shumë refugjatë nga Ukraina, ka shumë vështirësi me akomodimin e refugjatëve të ardhur këto javët e fundit, bëhet e ditur nga një sondazh i agjencisë gjermane të lajmeve, dpa.

Sipas të dhënave të Ministrisë Federale të Brendshme, në shtatë muajt e këtij viti janë regjistruar 113,171 kërkesa për azil, rreth 17% më shumë se një vit më parë në të njëjtën hapësirë kohore. Kësaj i shtohen refugjatët nga Ukraina që duhet po ashtu të akomodohen. Për shkak se shumica e refugjatëve ukrainas janë nëna me fëmijë, shumë komuna duhet të gjejnë edhe vende në shkolla për ta. Më 26 gusht janë regjistruar 985.000 ukrainas që kanë ardhur në Gjermani për shkak të luftës. Një pjesë e tyre është kthyer sërish në vend. Jo të gjithë ukrainasit që vijnë në Gjermani regjistrohen tek autoritetetet, kështu që shifra aktuale duket parë me rezerva.

Hotele si alternativë strehimi

“Në Bavari strehimoret e azilit janë shumë të mbingarkuara”, ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme të landit bavarez.” Si edhe më parë shumë refugjatë nga Ukraina janë strehuar në hotele për shkak të mungesës së alternativave.” Një zëdhënës i Ministrisë së Migracionit në landin Baden-Vyrtemberg është shprehur se megjithë zgjerimin e kapaciteteve në qendrat pritëse janë arritur limitet. Në Berlin po kërkohen mundësi të tjera strehimi në hotele me çmime të ulta.

Në strehimoret aktuale po shikohen po ashtu mundësi për të strehuar edhe refugjatë të tjerë, por ka kritika, sepse kjo do të vështirësonte edhe më shumë situatën e banimit. Në landin e Hesenit janë zënë 70% e kapaciteteve. “Situata është e tensionuar, por nën kontroll”, ka thënë zëdhënësi i presidiumit të qeverisë së landit. Bashkitë në landin Renani-Veriore janë ankuar për shpërndarje të gabuar të refugjatëve, kurse landet kërkojnë më shumë mbështetje nga federata. Në shpërndarjen e azilkërkuesve nuk merret sa duhet parasysh numri i refugjatëve nga Ukraina.

Nuk pritet një çtensionim i shpejtë i gjendjes. Policia Federale gjermane ka konstatuar deri në fund të korrikut 36.000 hyrje ilegale në vend. “Tendenca në rritje vihet re edhe në shtetet e tjera europiane”, ka thënë një zëdhënëse e Ministrisë Federale të Punëve të Brendshme. Shumica e migracionit ilegal vjen nga itinerari i Ballkanit. /DW

Posted Under:
Bota Kronike Kryesoret
Tagged:
azilkërkues Gjermani Strehim

Nga e njëjta kategori

Incident në kanalin anglez, anija luftarake ruse godet jahtin me flamur britanik

më shumë...

Aksident në aksin Vlorë-Panaja, plagoset drejtuesi i motorit

më shumë...

Samiti i G7 në Evian të Francës, Zelensky takohet me Trump

më shumë...

Furnizonte me armë organizatat kriminale në Evropë, EUROPOL shkatërron rrjetin turk të trafikut

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

7:00

Shpërthim me lëndë plasëse në Prizren

6:31

Incident në kanalin anglez, anija luftarake ruse...

6:14

Dita e 17-të e protestës, nis grumbulimi...

6:09

Shenjat e Horoskopit që do të kenë...

5:38

Aksident në aksin Vlorë-Panaja, plagoset drejtuesi i...

5:30

Samiti i G7 në Evian të Francës,...

5:22

Furnizonte me armë organizatat kriminale në Evropë,...

5:10

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

5:04

Transferimi i miliona eurove të Ndranghetës, Camorrës...

4:41

Vetëvendosje shkon në 52 mandate! Diaspora, “lumë”...

4:36

Arrestohen 7 persona në Itali, të dyshuar...

4:10

Maturantët testohen në matematikë, provimet mbyllen në...

3:58

U plagos nga i kërkuari Violand Braçellari...

3:49

“Bonus-Malus” drejt ndryshimit, deputetët shprehin kritika për...

3:33

“Zvërneci”, Rama për median italiane: Investimi, duke...

3:22

SPAK godet grupin e kokainës, lëshohen 10...

3:19

Zjarri në fabrikën “Optimal” në ish-Metalurgjikun e...

2:48

“Rama mashtron për shpenzimet”, Berisha: Përse nuk...

2:13

Irani: Marrëveshja s’ka marrë formë! Trump do...

2:01

Trump kritikon Netanyahun për Libanin: Sulmi në...

Më të klikuarat

  • Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3
  • Mjekësia shqiptare në zi, ndahet nga jeta neonatologu i njoh...
  • Dy vite pa u parë, Moza nuk njeh vajzën: Sa ke ndryshuar
  • Iliri dhe Moza, kush prej tyre do e fitojë Ferma Vip 3
  • Detaje nga vrasja në Mirditë, kolegu i 45-vjeçarit zbriti ng...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.