Zv.Presidenti i CDU/CSU, Johann Wadephul shpreh keqardhjen për faktin që marrëveshja e 5 qershorit për Reformën Zgjedhore nuk ka arritur ende të kodifikohet mes palëve politike.

Në një reagim në “Twitter”, Wadephul i bën thirrje politikës shqiptare që ta miratojë pa asnjë ndryshim, pasi zbatimi i saj është një nga kriteret më të nevojshme për rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

“Shpreh keqardhjen që marrëveshja e 5 qershorit nuk është kodifikuar akoma. Aprovimi me konsensusin e partive politike i reformës zgjedhore, pa asnjë ndryshim, si dhe zbatimi i saj është kyç për rrugën e Shqipërisë drejt BE. Nxis të gjitha palët, e në veçanti deputetët, ta finalizojnë këtë kriter të rëndësishëm. Forca Shqipëri”, shkruan Wadephul.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *