Gjenerali rumun Georgi Vlad ka bërë thirrje për gatishmëri në rast të një luftë me Rusinë. Vlad ka deklaruar se nëse Rusia do të triumfojë ndaj Ukrainës, objektvi i radhës do të ishte Moldavia, prandaj Rumania duhet të përgatitet për ccdo situatë të mundshme.

“Nëse Putini fiton në Ukrainë, objektivi kryesor do të jetë Republika e Moldavisë. Jam i bindur se politika e Putinit do të përshkallëzohet në të ardhmen e afërt”, tha gjenerali rumun.

Gjithashtu gjenerali rumun bëri thirrje gjithashtu për reforma ligjore për të lejuar Rumaninë të mbrohet kundër dronëve rusë, si edhe për trajnim bazë vullnetar ushtarak për burrat dhe gratë nën moshën 35 vjeç.

“Ne synojmë grupmoshën nga 18 deri në 35 vjeç, pavarësisht nga gjinia, kombësia, besimet fetare, të rinjtë që duan të veshin uniformë ushtarake. Le të paguajmë për këtë shërbim dhe t’i trajnojmë ata sipas parimeve bazë të luftës”, tha Vlad.

/Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *