Situata nga koronavirusi në Shqipëri është bërë e frikshme dy ditët e fundit. Vetëm këtë të mërkurë u regjistruan 42 raste të reja, shifra më e lartë që nga nisja e epidemisë, ndërsa ekziston frika për shtim të të infektuarve të tjerë.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në “Facebook” një mesazh të një qytetari, sipas të cilit vetëm tek Fondi i Sigurimeve Shëndetësore në Tiranë janë 20 punonjës të infektuar.
“Gjendje alarmante nga COVID-19 tek FSKSH!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb
Persona pozitivë për Covid-19 në Drejtorinë e Kontrollit në Fondin e Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor Tiranë. Nuk menaxhohet mirë situata, punonjësit lajmërohen pak me vonesë. Flitet se 20 punonjës nga Drejtoria e Kontrollit do bëjnë tamponin. Dr. anonim të lutem.”





