Kryedemokrati Lulzim Basha zhvilloi takime me qytetarët dhe përfaqësuesit e biznesve në Kavajë këtë të enjte. Teksa dëgjoi shqëtësimet e tyre, Basha premtoi ndryshimin dhe u bëri thirrje të gjithë kavajsve që të votojnë.

 

“Do keni njё qeveri nё lartësinë e duhur pёr tё ju përgjigje shpresave dhe aspiratave tuaja. Ju falënderoj nga zemra! Tё gjithё bashkё pёr ndryshim nё 25 Prill. Fitoni ju! Fiton Kavaja! Fiton Shqipёria! Është e domosdoshme ndryshimi, prandaj kemi bërë një plan serioz pune, me të cilin do të bëjmë të mundur edhe familjeve shqiptare edhe biznesit shqiptarë, në radhë të parë t’ju çlirojmë nga ky ankth. Ecin qytetarët e Maqedonisë së veriut, pa det, pa asgjë, s’kanë asgjë fare, as gjysmën e pasurive tona, ecën Serbia, 12 herë më shumë emigrantë më shumë nga Shqipëria se sa nga Serbia, vetëm për shkak të keqqeverisjes! Asnjë kavajas pa votuar. Të gjithë në kutitë e votimit edhe t’i japim një mësim të mirë jo vetëm këtij që në 8 vite e ka lënë Kavajën dhe gjithë Shqipërinë në këtë ditë por një mësim të mirë për demokracinë këtej e tutje, kush nuk mban premtimet, kush tallet me popullin, kush vjedh Shqipërinë, meriton të largohet në mënyrë plebishitare, me referendum! Kjo është!”

 

Ai u ndal edhe te një biznes për organizimin e dasmave, nga ku deklaroi se gjendja ekonomike po detyron çiftet të mos bëjmë më dasma.

 

“Po tani gjendja ekonomike është bërë kaq e vështirë saqë shumë çifte zgjedhin ta bëjnë bashkimin martesor pa ceremoni. Dhe kjo pa diskutim impakton edhe sipërmarrjen tuaj. Ka vite që besoj dhe ju e keni ndjerë që numri i çifteve të reja është pakësuar. E para e punës shumë të rinj janë larguar. E dyta e punës shumë kush nuk ka mundësi me gjithë se ne shqiptarët e kemi traditë dhe kur thonë futemi në borxh për një dasmë.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *