Është gjetur paraditen e kësaj të hëne trupi I të mbyturit një ditë më parë në lumin Valbona.

 

Trupi i pajetë i 12 vjeçarit me iniciale J.D. është gjetur në shtratin e lumit Valbonë, në vendin e quajtur “Ura e Dragobisë”.

 

Ngjarja ka ndodhur të dielën ku i mituri kishte dalë në lumë për të peshkuar por nuk është kthyer më në banesë.

 

Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e rënies aksidentalisht në lumë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *