Është gjetur pas tre ditësh kërkime trupi i pajetë i futbollistes shqiptare  të lindur dhe rritur në Zvicër, Florijana Ismaili.

 

Mediat italiane bëjnë me dije se trupi i pajetë  i shqiptares është gjendur në një zonë të thellë të liqenit, në 204 metra.

 

Informacionet bëjnë me dije se Floriana, bashkë me mikun e saj, kishin marrë një motoskaf me qira për të kaluar disa ditë relaks në Lario, Liqenin e Komos. Zhytja në një thellësi të madhe që shkonte në 100 metra, ka rezultuar fatale për jetën e saj.

 

E lindur në vitin 1994 në Valpersvil nga prindër me etni shqiptare, Florijana Ismaili ka lëvizur hapat e parë në skuadrën lokale nga viti 2006 deri në 2011, për të shkuar më pas te Young Boys duke u bërë edhe kapitene e ekipit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *