Leonard Murrizi 38 vjeç është gjendur i pajetë në banesën e tij. Të afërmit përpiqeshin të lidheshin me të më anë të telefonit, por pa sukses.

 

Më pas ata i janë drejtuar banesës, por sërish s’kanë marrë reagim dhe kanë njoftuar policinë. Forcat e policisë kërkuan ndërhyrjen e zjarrfikëses dhe mas ai u gjet i pajetë në divan.

 

Paraprakisht dyshohet që 38-vjeçari të ketë pësuar infarkt. Ai jetonte vetëm pasi bashkëshortja dhe 3 fëmijët banonin në Greqi. Leonard Murrizi i përket komunitetit egjiptian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *