Që prej momentit që mori lajmin se do të bëhej baba, George Clooney është duke e përgatitur veten për të qenë një prind i mirë. Tashmë ka ardhur koha për të mirëpritur ardhjen në jetë të binjakëve me bashkëshorten e tij, Amal.

 

 

Aktorit të njohur i është dashur të anulojë pjesëmarrjen e tij në një event humanitar, pasi nuk do t’ia falte kurrë vetes nëse gjatë kohës që ai të ishte në udhëtim, të humbte lindjen e fëmijëve. “Unë me të vërtetë doja të isha në eventin humanitar në Armeni, por nëse binjakët lindnin gjatë kësaj kohe, nuk do të mundesha kurrë të kthehesha në shtëpi”,- është shprehur aktori i njohur.

 

 

Çifti thuhet se aktualisht është në shtëpinë e tyre, në Londër, në pritje të lindjes. Një burim i brendshëm ka treguar se George është tepër nervoz dhe mezi po pret të njihet me binjakët. Një djalë dhe një vajzë do t’u japë Amal dhe George statusin e prindërve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *