Kete fundjave vendi ynë pritet te vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.
Moti si për ditën e Shtunë ashtu dhe ditën e Diel parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në orët e mëngjesit dhe mbrëmjes.
Gjithashtu në orët e mëngjesit dhe orët e mbrëmjes në zonat luginore do të ketë mjegull të dendur apo mjegullinë si dhe shikim të reduktuar.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi 1-5m/s ndërsa në orët e mbrëmjes të ditës së Diel era kthjen drejtim nga kuadrati i jugut dhe fiton shpejtësi deri në 6-8m/s.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *