Ministri në detyrë i Jashtëm, Gent Cakaj, zhvilloi sot një video telefonatë me sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, Marija Pejčinović Burić. Diskutimi pati në fokus procesin e fshirjes së adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

 

“Ne presim që trupat përkatës të Këshillit të Evropës ta trajtojnë këtë çështje me vëmendjen e duhur, për të garantuar mbrojtjen e të drejtave themelore të shqiptarëve në Luginë”, u shpreh Cakaj.

 

Më tej, kryediplomati Cakaj thekson se kjo bisedë është vetëm pjesë e një aksioni diplomatik më të gjerë, për të ngritur alarmin e madh e rritur ndjeshmërinë ndërkombëtare për fshirjen e adresave e gjendjen e përgjithshme ekonomike, shoqërore dhe politike të shqiptarëve në Medvegjë, Bujanoc e Preshevë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *