Spitalet e Parisit kanë aktivizuar planin e urgjencës për shkak të shtimit të rasteve me koronavirus. Stafet mjekësore kanë anuluar pushimet dhe janë shtyrë operacionet që mund të presin. Kjo pasi pacientët me koronavirus përbëjnë gati gjysmën e të gjithë pacientëve në terapi intensive.

Autoritetet shëndetësore të mërkurën raportuan një rritje rekord të rasteve të reja, me thuajse 19 mijë të infektuar ditorë.

 

“Duke pasur parasysh presionin mbi shtretërit e dhomave të urgjencës dhe shtretërit e rregullt spitalorë, unë kam kërkuar që institucionet mjekësore në rajon të aktivizojnë planin e tyre të urgjencës për të mobilizuar të gjitha burimet dhe për të parashikuar ditët në vijim,” tha drejtori i shëndetit në rajonin e Parisit, Aurelien Rousseau.

 

Dy ditë më parë, drejtori për shëndetin në Paris, Aurelien Rousseau tha se numri i pacientëve Covid-19 në terapi intensive tashmë ishte rritur mbi 40% dhe u bëri thirrje qytetarëve të zvogëlojnë më tej ndërveprimet e tyre në mënyrë që të zvogëlojnë infeksionet.

 

Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha të mërkurën se kufizime të mëtejshme do të ishin të nevojshme. Por ai mohoi që të ketë një plan për bllokim të përgjithshëm.

.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *