Dy linjat ajrore, British Airways dhe Ryanair kanë anuluar fluturimet për shkak të rënies së kërkesës shkaktuar nga përhapja e koronavirusit.

 

Kompanitë në fjalë kanë pezulluar përkohësisht fluturimet nga Gatwick drejt Italisë, Francës dhe Shqipërisë, ndërsa nga Londra janë anuluar fluturimet drejt Austrisë, Zvicrës, Gjermanisë, Francës, Italisë etj.

 

Ndërkohë, një zëdhënës i British Airways tha: “Klientët do të njoftohen për anulimin e fluturimit të tyre dhe do të informohen për opsionet më të fundit, duke përfshirë rirezervimin në ato kompani ku është e mundur, rimbursime të plota ose prenotim për një datë të mëvonshme”.

 

Ndër të tjera, ai theksoi se po shihet si mundësi, bashkimi i një numri fluturimesh midis 16 dhe 28 marsit.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *