Franca ka regjistruar 5,453 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, nga 7.379 të premten.

Sa i takon numrit të viktimave, ata këtë të shtunë ishin gjashtë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 30.602.

Të premten Franca shënoi shifrën më të lartë të infeksioneve ditore, të regjistruara ndonjëherë që nga marsi.

Për shkak të kësaj situate, presidenti Emmanuel Macron e pranoi mundësinë për të rikthyer karantinën në vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *