Një lajm tragjik ka ardhur nga burgu “Idrizov” në Maqedoninë e Veriut. Shqiptari nga Peshkopia, H.K., i cili vuante dënimin në këtë burg dhe që ishte diagnostikuar me kancer, ka ndërruar jetë një natë më parë. Lajmi është dhënë nga të burgosur të tjerë që vuajnë dënimin në këtë institucion.

 

Ata vazhdojnë të denoncojnë gjendjen skandaloze të ambienteve të këtij burgu dhe shprehen se është rasti i tretë që vdesin shqiptarë, e autoritetet nuk kanë marrë asnjë masë për përmirësimin e kushteve.

 

“Na falni për shqetësimin në këtë orë, ndodhemi në burgun e Idrizovës në Maqedoninë e Veriut, ku para disa kohësh ju keni publiku lajmin e një bashkëvuajtësit tonë, i cili ishte me kancer dhe sot ka ndërruar jetë në burg. Ju lutem bëjeni publike këtë lajm. Ky është rasti 3 i vdekjes këtu dhe fatkeqësisht janë shqiptarë. Ju lutem bëjeni publik  sepse jemi në një gjendje të mjerueshme si fizike ashtu dhe psikologjike, nuk kemi asnjë lloj ndihme nga shteti shqiptar. Nuk kemi as ndihmë shëndetësore, asgjë, siç ju thashë edhe më lart vëllai ynë që tashmë u bë i ndjerë ndërroi jetë para 30 minutave, shkaku ishte mospasja e ndihmës së shpejtë apo qetësues. Ju lutem bëjeni publike këtë lajm. Edhe sa shqiptarë duhet të vdesin që të ketë reagime nga shteti shqiptar, është rasti i 5 brenda 1 muaji”, shkruan denoncuesi.

 

Ngjarja e rëndë u denoncua që me datë 5 nëntor në “Vizion Plus”, ku u kërkua ndihmë nga ky burg për shqiptarin nga Peshkopia, por nuk pati asnjë reagim nga autoritetet.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *