Subscribe

Ndryshe nga qeveria shqiptare e cila këmbëngul se rrugët do të ndërtohen nëpërmjet partneritet publik privat , Fondi Monetar Ndërkombëtar ka një tjetër mendim. Në një raport ë fundit për vendet e Ballkanit Perëndimor, FMN vlerëson se është më e rëndësishme që projektet të mirëplanifikohen, të mos politizohen, të sigurohen financime të jashtme apo edhe të zgjerohet baza e tatimpaguesve. Por veçanërisht në vendet me borxh të lartë publik, përdorimi i projekteve nëpërmjet partneritet publik privat nuk është i rekomandueshëm.

 

Arritja e BE-së në nivelet e infrastrukturës është e vështirë: investimet publike kërkojnë burime të mjaftueshme buxhetore dhe korniza të forta institucionale që rregullojnë përzgjedhjen, ekzekutimin dhe monitorimin e projekteve. Këto dy kushte kryesisht mungojnë në Ballkanin Perëndimor.

 

FMN rekomandon që vendet nuk mund të rrezikojnë stabilitetin e tyre makroekonomik me projekte infrastrukturore të dobëta. Në raportin e tij institucioni financiar jep edhe disa rekomandime se nga mund të gjendet fondet:

 

Forcimi i kapaciteteve për të planifikuar, zgjedhur dhe kryer projektet e infrastrukturës do të siguronte që burimet në dispozicion të përdoreshin më mirë dhe do të përmirësonin aftësinë e rajonit për të absorbuar financimin e donatorëve në dispozicion. E rëndësishme është që projektet e infrastrukturës të mos bien viktimë e politizimit. Shumë rrjete të infrastrukturës shtrihen përtej kufijve. Për këtë arsye, koordinimi më i mirë rajonal i projekteve të investimeve do të jetë thelbësor. Financimi i jashtëm duhet të luajë një rol më të madh në zhvillimin e infrastrukturës publike në Ballkanin Perëndimor.

 

Edhe më herët FMN ka qenë kritike ndaj përdorimit masiv të koncesioneve apo partneritet publik privat. Metoda të tilla rrezikojnë të rrisin borxhin publik të vendit. Vetëm pak ditë më parë qeveria njoftoi se ka lidhur kontratën për ndërtimin e rrugës së Arbrit, projekti i parë që do të zbatohet me programin 1 mld euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *