Subscribe

Flutrua Kineze, një insekt i shfaqur tre vitet e fundit në vend, po shfaros me ritme të shpejta masivet pyjore të Bushit në zonën e Librazhdit.

 

Më shumë se gjysma e sipërfaqes pyjore në këtë zonë është tharë, ndërsa banorët kërkojnë ndërhyrje.

 

Banori

“Po ta shikosh krahun e lumit matanë dhe pjesa tjetër po bën gati tre vjet. Nqs do thahen bushat shirat do e gërryejnë, do ketë rrëshqitje. Është shqetësim. Po të ishin marrë masat do ishte mirë.”

 

Insekt është kthyer në një shqetësim serioz pasi krahas dëmeve në pyje po dëmton edhe kulturat bujqësore.

 

KASEM HASANI – SPECIALIST I BUJQËSISE

“Kjo është shfaqur që në vjeshtë të vitit të kaluar. Ne muajin prill doli prapë. Bushin e ka zhdukur si bime. Spërkatja në masë mund të ishte spërkatur gjatë kohës së lavrës. Nuk ka dhënë efekt spërkatja. Kulturat e tjera i ka bërë të pangrënshme.”

 

Ndërkohë autoritetet vendore thane se kanë të pamundur të luftojnë insektin pasi nuk kanë fonde të mjaftueshme.

 

FATMIR BRAZHDA – DREJTOR I AZME

“Ka disa mënyra: luftimi kimik ose spërkatja ajrore që është shumë e kushtueshme. Jemi në kontakt për ta sulmuar këtë dëmtues të pyjeve. Në fakt është dhe luftimi biologjik me specie të tjera. Një nga këto është grerëza aziatike, e cila konsumon larvat e kësaj fluture. Gjithsesi mund të bëhet që të izolohet në zonë, por është e pamundur të bëhet.”

 

Vetëm gjatë muajit prill, kjo flutur në zonën e Librazhdit ka dëmtuar 590 hektarë sipërfaqe pyjore.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *