Subscribe

I riu që neutralizoi drejtuesin e mjetit  tip “Citroen” që u fut në shesh, duke tentuar të përplasë kalimtarët, e përshkroi ngjarjen si një akt terrorist.

Në një prononcim për mediat, i riu tha se ndërhyri menjëherë në mënyrë që mos të lëndoheshin njerëzit që po lëviznin në shesh.

“Po vinte drejt njerëzve. Unë ndërhyra. Kishte shumë qytetarë përreth. Hyri i aksidental brenda këtu. Në momentin që unë hyra, u ndal personi. Ai u shokua kur i rashë në fytyrë nga xhami. Nuk kam informacion dhe nuk e njoh se kush është. Ishte si një akt terrorist”, tha i riu.

Drejtuesi i mjetit ka përfunduar në prangat e policisë, ndërsa mësohet se në makinë i janë gjetur doza kanabisi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *