Subscribe

“Zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit do të përcaktojnë marrëdhënien e Shqipërisë me Bashkimin Europian”. Me këtë titull gazeta prestigjiozja “Financial Times” i bën një pasqyrim situatës në vend, ndërsa thekson se progresi në fushën e së drejtës së pronës dhe lufta kundër korrupsionit janë ndër kushtet kryesore të vendosura nga unioni për integrimin.

 

Ndërsa përmend problemet e socialistëve me partnerin e koalicionit, LSI, gazeta thekson se një mandat më i fortë për kryeministrin Rama në zgjedhje do të sillte më pak kufizime për të.  “Partia e Metës mbajti portofolin e drejtësisë, që mbikëqyr çështjet e pronësisë dhe gjyqësorin, por nguroi të mbështeste reformat. Në këtë mënyrë Rama nuk diskutoi një koalicion të ri parazgjedhor me të”, thuhet në shkrim. Kryeministri thekson artikulli, premton më shumë progres në shkarkimin e gjykatësve të korruptuar dhe përmirësim të të drejtave të pronës.

 

Një problem për Shqipërinë konsiderohet dështimi në luftën kundër drogës dhe krimit të organizuar, ku vitet e fundit është rritur kultivimi i kanabisit, që transportohet drejt BE-së. Ajo që vihet re këtë vit është se nuk janë shënuar protesta të dhunshme parazgjedhore.

 

Nëse vëzhguesit ndërkombëtarë do të vlerësojnë se zgjedhjet do të jenë të lira, shanset e Shqipërisë për hapjen e negociatave të anëtarësimit deri në fund të vitit dhe hyrjen në BE deri në vitin 2022 do të rriten, thekson artikulli.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *