Fusha e Maliqit është një nga më të mëdha në vend, me sipërfaqen më të madhe të mbjellë me grurë.
Në qoftë se një vit më parë fermerët kishin mbjellë 3400 hektarë, këtë vit nisur edhe nga politikat mbështetëse të ministrisë së linjës, sipërfaqja është 4000 hektarë.
Por fermerët ankohen për çmimin e pafavorshëm me të cilin po shitet këtë vit gruri, me 25 lekë/kg, ndërkohë që një vit më parë çmimi shkonte deri në 55 lekë/kg.
Në kushte të tilla, fermerët që kanë mundësi magazinimi kanë vendosur të mos e shesin grurin, me shpresën se në vazhdim çmimi do të rritet.
Gjatë katër viteve të fundit janë shtuar së tepërmi fermerët potencialë, që merren me kultivimin e grurit. Fermerë që kanë sipërfaqe që variojnë nga 40-120 hektarë.