Subscribe

TONIN FRROKU

GAZETAR

 

Fermerët e juglindjes së vendit vitet e fundit kanë filluar të ndryshojnë kultivaret dhe varietetet e kulturave bujqësore. Kjo ka ardhur për shkak të përshtatjes së fermerëve me tregun vendas por dhe atë rajonal.

 

Në kushtet kur mollët tradicionale të juglindjes së vendit po kërkohen pak nga tregu vendas si dhe nga tregu rajonal e më gjerë, fermerët në fshatin Zvirinë janë detyruar të orientohen drejt produkteve që kërkon konsumatori.

 

Pero Osmani, fermer i fshatit Orman në bashkinë e Maliqit, tregon se gjatë tre viteve të fundit, për shkak të mungesës së tregut, kanë qenë të detyruar të ndryshojnë edhe kultivarin e patates dhe të qepës.

 

Mungesa e tregut po i detyron fermerët të ndryshojnë shpesh kulturat bujqësore, për t’u përshtatur kështu me kërkesat e blerësve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *