Fermerët do të vijojnë protestat kundër ndryshimit të skemës së TVSh-së.

 

Në njoftimin e Shoqatës së Industrialistëve Ushqimor shkruhet se deklaratat në media të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë në fund të javës së kaluar, kanë treguar se  qeveria nuk tërhiqet nga ndryshimi i ligjit, i cili ul normën e kompensimit të TVSH-së për fermerin, prodhues i produkteve primare bujqësore, nga 20 në 6 %.

 

Duket se fermerët janë zhgënjyer nga kjo deklaratë, duke bërë që përfaqësues nga fermerë, grumbullues dhe përpunues kanë zhvilluar një takim të koordinuar nga AFI, të cilët kanë shfaqur një shqetësim të jashtezakonshëm për situatën e krijuar.

 

“Pasoja e menjëhershme e këtij ligji, në të gjithë nënsektorët e bujqësisë, është ulja e çmimit të lëndës së parë, pra çmimit efektiv të shitjes së produktit bujqësor dhe blegtoral nga fermeri.

Tabela më poshtë ilustron rastin e çmimit të shitjes së i litri qumësht.

DJE – TVSH 20% 40 lekë 8 lekë 48 lekë

SOT – TVSH 6% 40 lekë 2.4 lekë 42. 4 lekë

5.6 lekë më pak për 1 litër

Çfarë sjell ky ndryshim në bujqësinë shqiptare:

Nxitjen e shitjes së prodhimit bujqësor dhe blegtoral në mënyrë informale

Cënimin e sigurisë ushqimore për shkak të rritjes së informalitetit

Ulja e konkurueshmërisë së prodhimit bujqësor dhe blegtoral në tregjet e huaja dhe në tregun vendas karshi produkteve të importit.

Uljen e mëtejshme të leverdisë për mbarështimin e gjedhit dhe të imtave si dhe kutivimin e tokës. Vetëm në vitet e fundit, sipas Shoqatës së Stacioneve Veterinare të Shipërisë, numri i gjedhëve ka një rënie prej 30 mijë krerësh, po ashtu është ulur në mënyrë të ndjeshme numri i të imtave.

Frenimi i investimeve në fushën e bujqësisë dhe agropërpunimin, apo më keq akoma braktisjen e investitorëve aktualë

Emigrim masiv dhe braktisje e fshatit

Për të frenuar falimentimin e bujqësisë dhe me shpresën që qeveria do të reflektojë, fermerët, grumbulluesit dhe agropërpunuesit do vijojnë veprimet e tyre, duke organizaur një manifestim paqësor kombëtar në datë 3 Prill 2019 në Lushnjë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *