Xhesika është “përballur” me disa nga fermerët gjatë spektaklit të kësaj të premteje, si vazhdim i disa debateve radhazi të saj gjatë javës së parë të qëndrimit në “Ferma VIP”.

Ajo tha që do përpiqet të vetëpërmirësohet, por megjithatë ajo theksoi se nuk ka bërë asgjë të qëllimtë.

Nga ana tjetër, ajo theksoi se zgjimi në mëngjes i banorëve është bërë pa tendencë negative edhe pse zëri i saj është melodioz.

Pjesë nga debati:

Xhesika: Nuk kam ofenduar asnjë njeri në nivel personal, por kur bëhet fjalëë për dinamika nuk kam pse t’i devijoj. Siç ka thënë edhe Valeri jam një e keqe e domosdoshme në shtëpi.

Ditea: Edhe në situate që nuk i përkasin do të jetë e pranishme gjithëkund, deri sa kalon dhe në bezdisje.

Xhesika: I kam kërkuar ndjesë Diteas dhe i kërkoj prap ndjesë.Mundohem të jem sa më e kujdesshme me këdo. Më vjen shumë keq, do punoj me veten t’a rregulloj. Gloria më ka përmendur për ngritjen e zërit, por ka qenë dita e sfidës.

Gloria: Xhesi është shumë e mirë për fjalë. Kërkon falje për një minutë nderkohë prap bën gabim për një minutë. Kam pasur debate të vazhdueshme sepse bëhet e bezdishme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *