Deputetja e Partisë Socialiste Klotilda Ferhati, nga KAPITAL në Vizion Plus është shprehur se të gjithë aktorët politik duhet të bashkëpunojnë dhe të sjellin propozimet e tyre për Reformën Zgjedhore.

 

Ferhati ndër të tjera në fjalën e saj në KAPITAL ka thënse se komisioni i reformës zgjedhore nuk ka nisur këto ditë por që në fillim të legjislacionit.

 

Ndër të tjera deputetja është shprehur se opozita jasht parlamentare ka të gjithë mundësitë që të përfshihet dhe pse zgjodhi vetë që të bojkotojë çdo institucion.

 

“Pas bojkotit të gjatë të opozitës komisioni i reformës zgjedhore filloi të mos funksiononte, ndaj dhe u bë hapi për rikrijim të komisionit me pjestarët e rinj të opozitës brenda në parlament të cilët zëvendesuan ato të opozitës jashtë. Reforma zgjedhore nuk do të bëhet nga fillimi, por do të vijojë në bazë të asaj që ishte. Reforma zgjedhore duhet të jenë gjithpërfshirëse, dhe të gjithë aktorët politik duhet të bien dakord për të mirën e vendit dhe kontributin politik të vendit. Sot që flasim të gjitha mundësitë për një pjesmarrje të të gjithë aktorëve politike brenda dhe jashtë parlamentit e kanë të gjithë mundësinë që të kontribojnë me propozime për reformën zgjedhore, si për të cuar përpara rekomandimet e OSBE ODIHR që i kemi detyrim tashmë. Prania e aktorëve politike për të mos qenë në tryezë ka qenë zgjedhje e vetë opozitës që ndodhet jashtë parlamentit dhe jashtë çdo institucioni tjetër.”

 

Në fjalën e tij opinionisti Roland Lame është shprehur se opozita jashtparlamentare është bërë nga ndërkombëtarët pjesë tashmë e ndryshimeve që pritet të ndodhë në sistemin zgjedhor.


“Problemi i standartit të zgjedhjeve nuk lidhet me atë se si ne e kemi ideuar sistemin e duhur, por faktori ndërkombëtar duket se ka gjetur një rrugzgjidhje për të bërë pjesë edhe PD-në në  sistem. Vullneti politik mungon, por PD-ja zgjodhi mekanizmat e saj që të heqë dorë nga varianti i saj dhe të shkojë për zgjedhje të parakohshme që duhet se faktori ndërkombëtar nuk e mbështet, por të fut në hallka të rëndësishme si sistemi zgjedhore, kushtetuesja dhe një datë për zgjedhjet.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *