Një fëmijë 2 vjec është gjetur I pajete brenda në një apartament në periferi të Milanos mengjesin e kësaj të mërkure.

Por përtej këtij lajmi, ajo që e bën të tmerrshme ngjarjen janë rrethanat e vdekjes së të miturit.

Policët që ishin të parët në vendngjarje kanë gjetur shenja të dukshme dhune ne trupin e 2 vjecarit.

Në momentin e mbërritjes në shtëpi, policët kanë gjetur vec trupit të pajetë të fëmijës, edhe nënën e tij, një kroate 23 vjecare e cila ishte në gjëndje shoku. Hetimet janë përqëndruar te gjitha tek babai, Aljich Rhustic 25 vjec me pashaportë italiane, lindur në Firenze por me origjine kroate edhe ai. Ende nuk ka asnjë gjurme nga ky shtetas.

Sai takon dinamikës së ngjarjes së rëndë, fillimisht prinderit kishin telefonuar në polici të alarmuar se fëmija e tyre 2 vjec kishte probleme me frymemarrje.

Por mjeket e urgjencës e konstatuan të vdekur 2 vjecarin kur arritën në banesë dhe për më teper, kishte të dhëna shokuese. Ai ishte I lidhur nga këmbët dhe me një plagë të rëndë në kokë.

Nëna e fëmijës ia ka hedhur fajin partnerit të saj. 23 vjecarja kroate Silvija Z., edhe [pse në moshë kaq të re ka pesë fëmijë dhe është shtatzënë me fëmijën e pestë.  Babi I vajzës e ka quajtur dhëndërrin një tip të vështirë dhe të dhunshem që nuk fliste me familjen e tij prej 2 vitesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *