Subscribe

Kjo është fatura e re ujësjellësit per te gjithë abonentët kryeqytetas. Ashtu siç u lajmërua, ne te janë vendosur te gjitha taksat vendore qe çdo familje e Tiranës duhet t’i paguaje pushtetit lokal. Ne fature, krahas vlerës per konsumin e ujit dhe tarifës se pastrimit, e cila ka qene edhe me herët, është shtuar taksa e ndërtesës dhe ajo e infrastrukturës arsimore. Tarifa mbi ndërtesën është llogaritur 100 leke te reja çdo muaj, ajo e pastrimit 420 leke dhe taksa e infrastrukturës arsimore 150 leke. Konsumatorët tregojnë se kete muaj kane paguar me shume se me pare. Kundërshtitë me te mëdha jane per taksen e arsimit. Ata qe nuk kane fëmije apo jane pensioniste shprehen kundër kësaj tarife, madje thonë se arsimi me ligj është falas. Edhe pse kane paguar detyrimet ndaj ujësjellësit dhe Bashkisë, abonentët kane shprehur shqetësimin per mungesën e faturave tatimore. Problemet me mos shpërndarjen e faturave pranohen jashtë kamerës edhe nga punonjës te zyrave te ujësjellësit. Duke filluar nga muaji mars, vlera ne faturën e ujësjellësit per banoret e Tiranës do te jete me e larte per shkak te tarifave vendore qe ka vendosur bashkia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *