Ish-kryeministri Sali Berisha, në një konferencë për mediat pas vendimit të DASH që e shpalli non grata, deklaroi se do të padisë në gjykatën e një vendi neutral Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, për ato që i cilësoi si shpije ndaj tij.

 

Berisha tha se avokatët e tij në Francë do të ndjekin këtë çështje për të sqaruar akuzat që janë bërë në adresë të tij. Berisha tha se vendimi për padinë ishte i detyruar, pasi ishte një çështje dinjiteti.

 

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi u shpreh se për të padia e ish-kryeministrit Berisha ndaj sekretarit amerikan të shtetit është një bllof që i duhet para mbështetësve të tij.

 

“Bllofi duhet. Berisha e ka luajtur gjithë kohën. Bllofi duhet para njerëzve të tij, para atyre që e kanë mbështetur për të treguar që ‘shiko, unë jam i ndershëm, bile guxoj të hedh në gjyq sekretarin e shtetit, guxoj të kërkoj të drejtën time, në nivele të tilla të larta, që shqiptarët se imagjinojnë dot’. Është i vetmi që e ka bërë këtë gjë. Dallohet që ëhstë një bllof.

 

Për mua është absolutisht një bllof. Nuk ka shanse të bëhet gjyq, kur një palë është Departamenti i Shtetit dhe pala tjetër…”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *