Sulltanja eshte nga Dibra, ajo ka ardhur ne Tirane 26 vite me pare dhe me pas u vendos familjarisht ne zonen e Kombinatit ku edhe ndertuan shtepine qe jetojne aktualisht.

Familja perbehet nga 7 anetar, kater femije e tre te rritur. Genci eshte invalid e si i tille nuk eshte i afte per pune. Te ardhurat e familjes jane nje kemp qe Genci perfiton 10.500 leke te reja, pensioni i gjyshes dhe nje lope me te cilen sigurojne disa te ardhura.

 

Hanke dhe Genci jane njohur me mbleseri dhe ne vitin 2005 jane martuar. Jetesa e tyre ka hasur ne veshtiresi te medha ekonomike, dhe ne kushte jo fort te lehta. Por me te veshtira gjerat u bene me kalimin e viteve, kur tek femijet filluan te shfaqeshin probleme te ndryshme shendetesore. Kryesisht tek Elvira 10 vjecare e cila ne moshen dy vjecare ka kryer nderhyrjen e pare kirurgjikale pas nje infeksioni urinar i cili i preku edhe njeren veshke, e ne vitin 2016 mjeket vendosen qe veshka duhej te hiqej pasi shendeti i vajzes po rendohej gjithnje e me shume.

Gentiana 7 vjecare eshte femija i trete i familjes, e cila ka patur gjithnje probleme me te foluren, dy vitet e fundit ka filluar te kete nje ndryshim te lehte por serish nuk eshte ne aftesine e bashkemoshatareve te saj.

 

Florini, i vogli i familjes Nikolli, i qeshur, i dashur, ka deshirat e tij, ka filluar te enderroje per dhomen e tij qe ne diten e pare qe ne kemi shkuar, ka qejf personazhet me superheronj ne menyre te vecante Batman dhe ngjyren e kuqe.

  • Sulltane Nikolli (gjyshja) pensioniste, 77 vjeç
  • Genci Nikolli (kryefamiljari), 34 vjeç
  • Hanke Nikolli (bashkeshortja), 32 vjeç
  • Ilir Nikolli, 12 vjeç
  • Elvira Nikolla, 10 vjeç
  • Gentiana Nikolla, 7 vjeç
  • Florin Nikolli, 5 vjeç

PARA

PAS