Subscribe

Një vrasje makabre ka ndodhur këtë të martë në Korçë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të pazarit të qytetit ku një 42-vjeçar i identifikuar si Zamir Topi banues në fshatin Pocestë, ka goditur disa herë me sëpatë në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit, bashkëfshatarin e tij, 50-vjeçarin Dashnor Osmani duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

 

Dëshmitarë okularë të ngjarjes së ndodhur bëjnë të ditur se 50 vjeçari Osmani ka qënë duke shitur banane në trotuarin e këtij pazari së bashku me bashkëshorten dhe vajzën e vet kur një person i identifikuar si Zamir Topi i është afruar duke e goditur pa paralajmërim me sëpatë në kokë. Goditje që kanë vazhduar edhe shumë herë të tjera edhe kur 50 vjeçari ka rënë në tokë.

 

I menjëhershëm ka qenë reagimi i vajzës dhe më pas i bashkëshortes por ndërhyrja e tyre ka qënë e pashpresë për Osmanin, i cili ka gjetur vdekjen në duart e familjarëve. Policia nuk bën të ditur arsyen e konfliktit, por burimet e sigurta tregojnë se gjithçka ka lidhje me një vend varri në fshatin e tyre.

 

Viktima Dashnor Osmani është vëllai i ish shefit të komisariatit të Korçës, Gazmend Osmanit, por policia përjashton çdo mundësi që konflikti mes autorit dhe viktimës të lidhet me pozicionin e vëllait të 50 vjeçarit. Ngjarja e rëndë ka tronditur opinionin publik në Korçë për llojin e krimit si dhe vendin dhe orën kur është realizuar vrasja.

 

Kjo pasi në këtë orë, dhe në atë vend lëvizjet e kalimtarëve kanë qënë të shumta. Policia nga ana e saj, ka arritur vetëm pas pak minutash të arrestojë autorin e dyshuar të ngjarjes vetëm pak metra larg vendit ku ndodhi krimi. Ndërkohë nga ana tjetër blutë e Korçës, kanë shoqëruar në komisariat shumë persona të ndodhur në vendin e ngjarjes në momentin e vrasjes makabre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *