familja-abzazi-featured

Familja Abazi prej 17 vitesh jeton në këtë banesë në zonën e Babrrusë, në të cilën nuk është bërë ndërhyrje prej një kohe të gjatë. Kryefamiljari Fisniku eshte i vetepunesuar me mjetin e tij privat ne transport mallrash, ndërsa bashkëshortja e tij Miranda si shitëse në supermarket. Situata më e vështirë që ka kaluar kjo familje ka qenë para disa vitesh, ku në banesën e tyre ra zjarr dhe gjithçka brenda shtëpisë u dogj, për fat të mirë familjarët nuk pësuan gjë, por dëmet materiale ishin të mëdha. Që nga ai moment jeta e tyre ndryshoi por jo për mirë, lagështira në banesë ka shkaktuar vështirësi në frymëmarrje tek fëmijët, por edhe në moblije dhe sendet e tjera shtëpiake.

Familja përbëhet nga 5 anëtarë:

Fisnik Abazi 41 vjeç

Miranda Abazi 37 vjec

Melisa Abazi 17 vjeç

Egli Abazi 15 vjeç

Eliona Abazi 10 vjeç

PARA

PAS