Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 21-vjeçar i akuzuar se i priste qytetarëve që udhëtonin drejt Shqipërisë në Portin e Barit siguracione makine të falsfikuara.

 

Sipas uniformave blu, i arrestuari është F. B, banues në Dibër, i cili dyshohet se gjatë muajit korrik 2019, në Portin e Barit, Itali, ka falsifikuar 13 siguracione (TPL), në emër të  shoqërive të ndryshme të sigurimit, për automjetet që hynin në Shqipëri.

 

Ndërkohë po vazhdon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *