Prokuroria e Tiranës ka dërguar në Gjykatë dosjen për kreun e Pardisë Demorkatike, Lulzim Basha për çështjen e lobimit në SHBA.

 

Vizion Plus mëson se dosja është regjistruar në sekretarinë e Gjykatës në mesditë.

 

Kryedemokrati Basha së bashku me ish-sekretarin e Përgjithshëm, Arben Ristani dhe financierin Ilir Dervishi akuzohen nga ana e organit të akuzës për “Falsifikim dokumentash”.

 

Pas 10 ditësh nga data e depozitimit të dosjes do të hidhet shorti për të përcaktuar dhe trupën që do të ketë në dorë fatet e kreut demokrat.

 

Më 14 nëntor 2017, “Stonington Strategies” raportoi në Departamentin e Drejtësisë se ka marrë dy pagesa nga Partia Demokratike me vlerë totale 500 mijë USD dhe një pagesë të tretë nga “Biniatta Trade LP” në vlerën e 150 mijë USD.

 

Asnjëra prej këtyre pagesave nuk rezulton e deklaruar në raportin financiar të dorëzuar nga PD në KQZ.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *