Mjetet e inteligjencës artificiale (AI) duket se po bëhen gjithnjë e më të përdorura në vendin e punës, me punonjësit evropianë që raportohet se shpenzuan mesatarisht 175 orë vitin e kaluar duke përdorur veçoritë e reja të kësaj teknologjie dhe në veçanti modelin e gjuhës ChatGPT.

Në fakt, në vitin 2024, këto orë, që korrespondojnë me 22 ditë pune, pritet të rriten më tej, sipas hulumtimit të ri të “DeskTime”, aplikacioni i produktivitetit, i përdorur nga 200 mijë kompani dhe gjysmë milioni njerëz në mbarë botën.

Më në detaje, sipas hulumtimit, mjeti artificial më i përdorur nga punëtorët evropianë është ChatGP , me të cilin ata “bashkëpunuan” më shumë se 68 orë në vitin 2023. Në vend të dytë shfaqet mjeti “Canva”, i ndjekur nga “GitHub”, aplikacioni i përkthimit “DeepL” dhe “Bing”.

Evropianët duket se i përdorin këto mjete më shumë se amerikanët, këta të fundit e përdorën për 93 orë ose 11 ditë pune, por nuk u afrohen indianëve. Punëtorët në Indi i përdorin ato mesatarisht 241 orë (kohëzgjatja e barabartë me 30 ditë pune), ndërsa në rastin e Mbretërisë së Bashkuar shifra përkatëse është 150 orë./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *