Subscribe

Kandidati i partive popullore për postin e presidentit të Komisionit Europian, Mafred Weber, tha nga Bukureshti se Unioni nuk do të ishte i plotë pa shtetet e Ballkanit.

Ndersa lidhur me  Turqine, Weber e beri te qarte pozicionin kunder vijimit te bisedimeve mes Ankarase dhe Brukselit.

 

MAFRED WEBER
KANDIDAT PER PRESIDENT I KE

“Së pari Turqia e sotme nuk përshtatet me Bashkimin Europian. Si president i Komisionit Europian unë do t’i ndërpres bisedimet e anëtarësimit të BE-së me Ankaranë. Unë dua të luftoj për një Europë që njerëzit ta ndiejnë si Europën e tyre… Njerëzit duhet të kuptojnë, që Europa është në radhë të parë për ta, dhe jo për kushedi çfarë strukturash…Europa nuk është e plotë pa shtetet e Ballkanit brenda saj!”

 

Në samitin në Bukuresht ku ishin të pranishëm 3.200 delegatë, Weber paraqiti vizionin e tij për kontinentin e vjetër.

Nderkohe të mërkurën e ardhshme kryesia e Partive Popullore Europiane do të vendosë se si do të veprojë me Viktor Orban.

Disa parti kanë kërkuar përjashtimin ose pezullimin e përkohshëm të partisë Fidesz të kryeministrit te hungarise.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *