Silvinjo mund të fërkojë duart. Ernest Muçi po kalon një moment të shkëlqyer në Turqi dhe ky është një aspekt me vlerë për kombëtaren shqiptare në prag të Euro 2024.

Talenti kuqezi e tregoi veten edhe në duelin e fundit të Beshiktash, në gjysmëfinalen e kupës së Turqisë kundër Ankaraguçu.

23-vjeçari realizoi golin e vetëm të takimit për ta kualifikuar skuadrën e madhe të Stambollit në finalen e këtij trofeu.

Jo vetëm kaq, por Muçi në tërësinë e 90 minutave bëri një ndeshje mjaft pozitive duke qenë katalizator i aksioneve të krijuara nga Beshiktash.

Kërcënimi i parë drejt portës kundërshtare si zakonisht me gjuajtjet nga distancës prej ish-talentit të Tiranës erdhi në minutën e  30, por gjuajtja shkoi jashtë.

Në një takim me shumë raste në të dyja portat, gjithçka u zgjidh në minutën e 70.

Pas një gabimi të prapavijës së Ankaragucu, ai që përfitoi që Muçi, gjuajtje  të cilit me të djathtën paksa priret në hyrje të zonës mposhti portierin kundërshtar.

Në vazhdim për tu evidentuar edhe një asist i shkëlqyer për sulmuesin Tosun si dhe një gjuajtje të bukur nga distanca në shtesë nga futbollisti i kombëtares tonë, i cili pasi ka shënuar 3 gola në 11 ndeshje në kampionat, la shenjë të madhe edhe në kupën e Turqisë ndonëse ka vetëm 3 muaj tek Beshiktash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *