Subscribe

Të shtunën më 1 qershor luhet finalja e madhe e Champions League mes Real Madrid dhe Borussia Dortmund.

Gazetari sportiv Uvil Zajmi ka analizuar dy skuadrat para ndeshjes finale dhe ka thënë se mund të ketë surpriza.

“Qershori fillon i mbarë për futbollin. Ajo që mund të them është që rikthehet finalja në Ëembley. Mund të jetë finalja e tretë apo e katërt që luhet aty.

Askush nuk e priste që të ishte Borussia Dortmund, por që shpesh ndodh që të paparashikuarit janë dhe finalist. Kemi përballë një futboll spanjoll me një futboll gjerman. Raportet nuk janë të atij niveli, duke iu referuar aq më tepër Real Madridit, historisë, përbërjes që ka. Jo pak herë në finalet e Champions League kanë qenë surprizat ato që kanë rikthyer historinë.

Nuk duhet nënvlerësuar futbolli gjerman. Finalet nuk janë dy ndeshje që riparon në ndeshjen e dytë. Një detaj bën diferencën. Finalet janë të lidhura me episode që vendosin fatin e takimit.

Reali është i favorizuar për ta fituar, por le ta marrë më i miri trofeun”, tha ai. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *