Një gazetar dhe një zyrtare e Agjencisë së Mbikqyrjes Policore janë arrestuar nga sektori i krimit kibernetik, pasi dyshohen se përmes portalit shqipnews.info vendosnin gjoba dhe denigronin imazhin e zyrtarëve të tjerë të lartë përmes lajmeve të rreme.
Në pranga ka rënë gazetari Ervis Hasanga dhe zyrtarja e AMP, Rexhina Omeri. Në kërkim u shpall edhe Kushtrim Selimi, 39 vjeç me detyrë shef sektori në drejtorinë e përgjithshme të AMP.
Lexo edhe :
Related Posts
Burime për Vizion Plus konfirmojnë se i shaplluri në kërkim, Selimi në bashkëpunim me vartësen e tij Omeri dhe gazetarin Hasanaga, kishin publikuar një numër të madh lajmesh të rreme në portalin e tyre duke denigruar figurën e drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit, si Muhamet Rrumbullaku, Neritan Nallbati, Rebani Jaupi, Florian Sulejmani etj.
Këto lajme publikoheshin me qëllim nga Kushtrim Selimi, për t’i bërë shantazh drejtuesve të lartë të policisë dhe AMP, në mënyrë që këta të fundit ta emëronin drejtor.
Ndër të tjera policia ka sekeustruar dy aparate celularë të gazetarit Hasanaga dhe punonjëses së policisë Omeri, ku kanë gjetur edhe biseda mes tyre për të vendosur gjoba tek individëve dhe biznesmenëve të tjerë.
Denoncimi është bërë nga disa drejtues të policisë dhe menjëherë më pas nisi hetimi ku u zbulua se kush janë administratorët e këtij portali që përdorej për shantazhe dhe gjobëvënie.
Në fakt, fenomeni i gjobëvënies kryesisht përmes portaleve, është shumë i përhapur, duke dëmtuar individë e biznese në punën e madje dhe në jetën private. Policia reagoi në kohë për shantazhet e punonjësve të saj, por ky nuk duhet të jetë një rast I izoluar, pasi abuzime të ngjashme janë të shumta e të dukshme e duhen hetuar po njësoj. /vizionplus.tv






