Subscribe

Ermal Meta, shqiptari nga Fieri triumfon ne skenën e Sanremos duke rrëmbyer trofeun e festivalit me te rendesishem ne Itali.

 

Dueti i tij me Fabrizio Moro, me titull, “Non mi avete fatto niente”, “nuk me keni bere asgjë” eshte renditur i pari pas votave te publikut dhe jurisë profesioniste. Pas çmimit surprize, Ermal Meta tha se ia dedikonte fitoren shtëpisë diskografike per besimin qe i dha, kur te tjerët nuk e bene.

 

 

“Non mi avete fatto niente” vetem ne pak dite është kthyer ne këngën simbol kundër terrorizmit. Ajo flet per disa nga ngjarjet me te renda ne bote ku janë vrare njerëz te pafajshëm.

 

Por si arriti Ermal Meta te triumfoje ne Sanremo?

 

Pas prezantimit te duetit me Fabrizio Moro, kënga “nuk me keni bere asgjë”, u vu ne qendër të polemikave. Ajo fillimisht u pezullua, për shkak se u hodhën dyshime për vjedhje. Por pas 36 orësh drejtuesit e festivalit e rikthyen këngën ne gare, pasi provuan se ajo nuk ishte plagjiature.

 

Ermal Meta qe prej moshës 13 vjeçare jeton ne Bari te Italisë. Qe i vogël ai ka marre pjese ne kategorinë e te rinjve ne Sanremo.

 

Vetme nje vit me pare ai mori vendin e trete ne ketë koncert. Ermal Meta eshte edhe nje kantautor i suksesshëm, pasi ka shkruar kënge per shume emra te njohur te muzikës italiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *