Shpeshherë është aluduar për krisje të marrëdhënieve mes tyre, por kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj konfirmoi për “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus” se marrëdhënia e tij me kryeministrin Edi Rama është perfekte.

 

Ai u shpreh se do të jetë përkrah kreut të qeverisë për ta mbështetur të çojë punët e nisura deri në fund.

 

“Unë po punoj përditë që një lider i fortë si Edi Rama që soilli vaksinën, gjeti paratë për rindërtimin të fitojë mandatin e tretë për të çuar punët deri në fund. Do të jem aty, në krah të tij, që ti çojë deri në gfund. Ky qytet ka parë hajër nga një kryetar bashkie që ka punuar për të dhe jo që ka harruar që ka qenë kryetar bashkie. Unë dhe Edi jemi një duo perfekte dhe po funksionojmë në mënyrë perfekte, ku qeveria po mbështet bashkinë. Dua të vazhdojë sa më gjatë kështu që të bëjmë sa më shumë punë.”

 

I pyetur edhe sa gjatë mendon të qëndrojë në krye të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se do ta dëshironte edhe një mandat të tretë, nëse qytetarët e votëbesojnë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *