E mërkurë, 14 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 2 orë më parë
Vendi

EMRI/ Kapet 35-vjeçari i dyshuar për kultivimin e 719 bimëve narkotike në Malësi të Madhe

35-vjeçari Arben Halaj, i dyshuar si bashkëpunëtor për kultivimin e 719 bimëve narkotike, është kapur këtë të shtunë.

Ai rezultonte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Reklamë

35-vjeçari dyshohet si bashkëpunëtor në kultivimin e 719 bimëve narkotike kanabis, në fshatin Jeran.

“Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja”, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin:

Reklamë

  -A. H., 35 vjeç, banues në fshatin Aliaj.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për vepren penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Ai dyshohet si bashkëpunëtor për kultivimin e 719 bimëve narkotike kanabis, në fshatin Jeran, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë, më datë 06.09.2025.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë