Politikë
Zjarr te kryeministria, përshkallëzohet situata mes policisë dhe protestuesve

Protestuesit i kanë vënë zjarrin pemëve pranë Kryeministrisë, duke krijuar momente të forta tensioni me policinë.
Ndërkohë, janë forcat e Gardës ato që, nga lart godina, po hedhin ujë për shuarjen e flakëve.
Kujtojmë se prej një ore, protestuesit janë zhvendosur përballë Kryeministrisë, ku po përplasen me policinë, ndërsa më herët i kanë vënë zjarrin Ministrisë së Financave dhe asaj të Arsimit.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




