E mërkurë, 14 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 38 sekonda më parë
Politikë

Dhunë dhe kaos në Tiranë, Gonxhja: Asnjë barrikadë nuk mund ta ndalë rrugën europiane të Shqipërisë!

Ministri i Kulturës, Blendi Gonxhja, ka reaguar pas përplasjeve të dhunshme dhe kaosit në rrugët e Tiranës ditën e sotme.

Në reagimin e tij Gonxhja thekson se asnjë barrikadë nuk mund ta ndalojë rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE.

Reklamë

Siaps tij e drejta për të protestuar është e pacënueshme, por askush nuk ka të drejtë të ushtrojë dhunë dhe të djegë vendin.

Reagimi i Gonxhes:

Reklamë

Asnjë barrikadë nuk mund ta ndalë rrugën europiane të Shqipërisë! E drejta për të protestuar është e pacenueshme, por nuk i jep askujt të drejtën të ushtrojë dhunë, të vërë zjarr apo të shkatërrojë. Institucionet nuk janë të partive: ato u përkasin qytetarëve dhe sulmet ndaj tyre cenojnë rëndë rendin dhe interesin publik! Vetgjyqësia, urrejtja, kaosi nuk janë as zgjidhje as alternativa! Axhenda e destabilizimit i shërben vetëm interesave antishqiptare, në momentin më të lartë historik të progresit tonë demokratik, kombëtar e integrues!

Organizatat studentore, këshillat studentore dhe senatet akademike duhet të distancohen urgjentisht nga këto akte dhe të angazhohen për ruajtjen e karakterit paqësor të protestës. Heshtja përballë dhunës i lë hapësirë ujqve të së shkuarës dhe armiqve të Shqipërisë europiane.

Në vëmendje të veçantë mbrojtja e objekteve të kulturës, monumenteve dhe muzeve: Organizatorët dhe pjesëmarrësit duhet të shmangin çdo veprim që mund të rrezikojë këto pasuri. Ato mbartin historinë, kujtesën dhe identitetin tonë dhe u përkasin të gjithë shqiptarëve. Asnjë kauzë nuk mund të përligjë cenimin e pasurisë sonë kombëtare.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.