E martë, 13 Tetor 2026 Te Paekpozuarit Live deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Klosit dhe Ballës u shpëtoi goja”, Fevziu zbulon datën e zgjedhjeve në “Të Paekspozuarit”

Gazetari Blendi Fevziu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus tha se përballja kryesore mes mazhorancës, opozitës dhe qytetarëve të pakënaqur pritet të zhvillohet në zgjedhjet e ardhshme vendore.

Gjatë intervistës me moderatorin Ylli Rakipin, Fevziu deklaroi se zgjedhjet mund të mbahen në 9 Maj, pasi sipas tij është përmendur publikisht nga Klosi dhe Balla.

Reklamë

Pjesë nga biseda:

Fevziu: Unë mendoj që opozita nuk ka bërë pak denoncime. Një pjesë e denoncimeve që janë sot në SPAK dhe që po merren nga SPAK-u e kanë çuar të pandehur shumë nga drejtuesit janë bërë nga opozita. Për shembull, Agasin e ka denoncuar opozita, ka denoncuar pastaj Arben Ahmetajn e të tjerë, por në parim ka qenë opozita. Tani problemi kryesor është kështu: nëse do mendimin tim, beteja e parë reale e pushtetit me opozitën, me të pakënaqurit, me protestën do të jenë zgjedhjet lokale, me sa duket, 9 maj.

Reklamë

Rakipi: Në 9 maj do të jenë?

Fevziu: Domethënë Klosit dhe Taulant Ballës u shpëtoi goja e thanë në 9 maj. Po derisa ata thonë në 9 maj, presidenti e dekreton.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.