Berisha: Protestuesit nuk janë vetëm, i bëj thirrje Ramës të japë dorëheqjen

Kryedemokrati Sali Berisha, në një takim me krerët e degëve të PD-së, ka deklaruar se protestuesit nuk janë vetëm.
Ai tha se PD-ja është në krah të protestuesve.
“Edi Rama nuk do të ndeshet vetëm me studentët, por edhe me ne. Ne do t’i mbështesim studentët me të gjitha mundësitë. Përshëndes Forumin Rinor të Universiteteve, të cilët kanë qenë shumë efikasë dhe, me angazhimin e tyre, kanë dhënë një kontribut vërtet të çmuar”, u shpreh Berisha.
Më tej, kryedemokrati i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që të japë dorëheqjen, pasi nuk do të ketë përballë vetëm studentët.
“Kërkoj nga Edi Rama dorëheqjen e menjëhershme. U bëj thirrje shqiptarëve të mbështesin studentët për largimin sa më të shpejtë të Edi Ramës. Ai mendon se kjo protestë nuk dallon nga protestat e tjera, por gabon shumë rëndë. Kjo është protesta ku është mbushur kupa. Shqiptarët kanë katër muaj që protestojnë, por protesta studentore është protesta e kupës së mbushur. Nuk ka ku të shkojë”, tha Berisha.




